Bie në greminë, mbijeton 13 ditë duke ngrënë insekte

12/07/2014 00:00

Ai ka mbijetuar 13 ditë duke ngrënë insekte dhe bar pasi gjatë një ekskursioni në malin Taishan të Kinës ka rënë në një greminë. Burri 43-vjeçar, nga provinca e Liaoning, është gjetur nga rojet e pyllit që po patrullonin zonën.

43-vjeçari kishte shkuar për të bërë një shëtitje pas një zënke me familjen. Pas rrëzimit në greminë ai kishte qëndruar tre ditë në koma. Kur është zgjuar ka kuptuar që telefonit i kishte mbaruar bateria dhe nuk mund të lëvizte për shkak të dhimbjeve në këmbë.

Pasi kishte pirë shishen e ujit që kishte patur me vete, ai gjatë 2 javëve ka ngrënë bar, krimba toke dhe milingona. Në 13 ditë të mbijetesës së tij “tërësisht natyrale” 43 vjeçari kishte humbur 15 kg duke peshuar nga 75 në 60 kilogramë.

FOTO GALERI
1/2
Bie në greminë, mbijeton 13 ditë duke ngrënë insekte

Top Channel