Shakira falenderon Kupën e Botës

13/07/2014 00:00

Shakira i është mirënjohëse Kupës së Botës pasi falë këtij kompeticioni ajo ka njohur bashkëshortin e saj aktual, futbollistin spanjoll Gerard Pique.

Duke folur para ceremonisë mbyllëse të “Brazil 2014”, që do e shohë këngëtaren kolumbiane të ngjitet në skenë për të kënduar këngën ‘La La La (Brazil 2014), ajo tha se nuk do e harrojë kurrë faktin që dashurinë e jetës e ka takuar në kampionatin botëror.

Shakira dhe Pique u njohën kur këngëtarja po promovonte këngën e Botërorit “Afrikë e Jugut 2010” me titull ‘Waka Waka – Time for Africa’.

Top Channel