“Unë e urrej Kupën e Botës”

14/07/2014 00:00

Kupa e Botës është ngjarja sportive më e shikuar në planet. Finalja e këtij kompeticioni cdo vit e rrit audiencën duke shkuar në mbi 800 milion shikues. Nëse e krahasojmë më finalen e famshme të SuperBowl diferenca është shumë e madhe. Këtë vit SuperBowl u ndoq nga afërsisht 112 milion shikues. Por tani që ka përfunduar gjithcka a mund të gjenden disa arsye për të urryer Kupën e botës.

1. Kushton shumë për të shkuar dhe ndjekur ndeshjet  
Sapo një qytet e merr vesh që do të jetë mikëpritësi i Kupës së Botës, të gjitha çmimet e dhomave të hotelit e të çdo gjëje ngrihen në qiell. Për të mos folur pastaj për biletat që për ndeshjet e rëndësishme mund të arrijnë deri në 2 mijë dollarë.

2. Gjithmonë është një i mërzitur
Shumë njerëz vendosin baste për ekipin e tyre të zemrës duke shpresuar edhe të fitojnë para për ndeshje të cilat mendojnë se do i fitojnë. Por gjithmonë ka të papritura dhe mërzitja pastaj është pak të përmendet. Mjafton të kujtojmë që pas humbjes së Spanjës me Kilin këtë vit, një qytetar nga Berati tentoi të vriste vetën. Ndërkohë humbja e Brazilit 1-7 me Gjermaninë ka traumatizuar një komb që jeton për futbollin.

3. Gjyqtarët ta shpifin
FIFA, organi më i lartë i futbollit botëror, vendos një listë të arbitrave që përfaqëson sportin nga e gjithë bota.  Në vend që të marrë profesionistë të lartë nga Premierliga, La Liga ose Bundesliga ekipi juaj përfundon duke humbur për shkak të disa arbitrave nga Paraguaj që gjykojnë në kampionate shumë inferiore.

4. Komentatorët nuk e dinë se për çfarë po flasin!

Komentatorët janë ata që përcjellin ndeshjen tek shikuesit. Por në jo pak raste gafat që bëjnë gjatë komentit, ngatërrimi i emrave të lojtarëve, përmendja e fakteve të panevojshme, anshmëria në koment bëjnë që më mirë të shofësh ndeshjen pa zërin udhërrëfyes.

5. Ndeshjet luhen në orët e vona!
Nëse gjatë 30 ditëve të kaluar jeni ndjerë të lodhur gjatë ditës, të pangopur me gjumë dhe keni shkuar me vonesë në punë me siguri arsyeja ka qenë se keni ndjekur ndeshjte e kupës së botës deri pas mesnate. E të mendosh që ekipet europiane ankoheshin sepse luanin në mesditë në temperatura shumë të larta. Me pak fjalë edhe tifozët edhe lojtarët të pakënaqur.  

6. Kupa e Botës mund të shkatërrojë pushimet tuaja!

Nëse pushimet tuaja i kishit parashikuara për 30 ditët e kaluar, sa keq. Jo vetëm Europa dhe Amerika e Jugut, por e gjithë bota pothuajse kishte ndaluar. Madje në disa vende nuk të detyrojnë as të shkosh në punë gjatë Kupës së Botës. E për ta ilustruar me një shembull kompani e prodhimit të automobilave “Ëolksëagen” ndalon punën kur luan ekipi kombëtar I Gjermanisë.

7. Në qoftë se nuk do të ishte një sport do të ishte luftë!
Tifozët e marrin aq seriozisht lojën sa që ata mendojnë që janë një ushtri pushtuese atje, për të pushtuar gjithë kombet e tjera dhe për t’I treguar botës se vendi I tyre është më I miri.

8. Gjithmonë fiton një ekip i madh!
Me gjithë spektaklin e dhuruar nga Kolumbia, Kosta Rika, Algjeria, Gana apo edhe Zvicra e Belgjika ato sërish mbeten të vogla përballë Gjermanisë, Hollandës, Brazilit apo Argjëntinës të cilat ndoshta nuk luajnë po aq bukur.

Megjithatë sic ka thënë Gery Lineker, Futbolli është një lojë ku 22 veta vrapojnë pas një topi e në fund fiton Gjermania!

Top Channel