Breshëri kap në befasi pushuesit (Video)

14/07/2014 00:00

Si rrallëherë në Siberi termometri shënonte 37 gradë celcius dhe banorët iu drejtuan masivisht plazheve të lumit Ob.

Por ajo që duhet të ishte një ditë pushimi dhe rrezatimi për shumë nga banorët e kësaj pjese të Rusisë për pak u shndërrua në një tragjedi.

Krejt papritur dhe me një shpejtësi të madhe në qiell u mblodhën një grumbull resh të cilat ranë mbi tokë në formë breshëri. Kokrrat e breshërit ishin të stërmëdha. Gjithcka është filmuar nga një pushues në celularin e tij.

Në pamje shihen njerëz që vrapojnë në panik në kërkim të një strehe, fëmijë që qajnë e të rinjë dalin me shpejtësi nga lumi.

“Dukej sikur po binte një rrebesh plumbash nga qielli”, thotë një dëshmitar.

Sipas autoriteteve ruse 20 persona kanë mbetur të plagosur dhe dy prej tyre me plagë të rënda në trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel