Shpenzon 30 mijë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian

15/07/2014 00:00

24-vjeçarja Claire Leeson është futur në borxhe, jo se nuk arrin të sigurojë nevojat e saj bazë për të jetuar, por për një synim mjaft të veçantë, të imitojë në maksimum yllin e “reality show”-t, Kim Kardashin.

Leeson është fiksuar pas Kardashian që prej vitit 2009 dhe që atëherë ka shpenzuar plot 30 mijë dollarë.

“Unë punoj, por nuk kam ndonjë pagë të mirë dhe fatkeqësisht jam në borxh të madh. Kur kam para dua të shlyej borxhet, por gjithmonë vendos për të bërë diçka të re për pamjen time që ajo të jetë sa më e afërt me atë të Kim”, ka thënë 24 vjeçarja.  

Ja disa foto të cilat tregojnë nëse Claire Leeson ia ka arritur qëllimit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel