1.7 mln dollarë për bandën e 13-vjeçarëve
15/07/2014 00:00
Mjafton talenti, dëshira dhe vullneti për të realizuar fillimisht ëndrrën, e më pas milionat vijnë vetë.
Tre 13-vjeçarët amerikanë, Malcolm Brickhouse, Alec Atkins e Jarad Dawkins, anëtarët dhe themeluesit e bandës “Unlocking the Truth” nënshkruan një kontratë prej 1.7 milion dollarë me Sony për regjistrimin e albumit të tyre të parë.
Të rinjtë u bënë të famshëm një vit më parë kur nga sheshi “Times Square” luanin tingujt e tyre metal. Videoja e filmuar më pas u hodh në Youtube ku tre të rinjtë nisën të grumbullonin fansat e tyre të parë.
Top Channel