Investimet amerikane në energjitike

15/07/2014 00:00

Një ditë pas deklaratave në Top Channel të As.Sekretares Nuland se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për më shumë investime në fushën e energjisë, Ambasadori Arvizu ka zhvilluar një takim me Ministrin e Energjetikës Damian gjiknuri.

Sipas njoftimit zyrtar, Arvizu dhe Gjiknuri diskutuan për gjetjen e formave të duhura për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë fushë. Në takim, bën të ditur njoftimi është folur për investimet në sektorin e naftës dhe gazit projektin e gazsjellësit TAP dhe sektorin e hidro-karbureve në tërësi.

Ambasadori Arvizu ka konfirmuar interesin e kompanive amerikane për garat që pritet të zhvillohen në fushën e hidro-karbureve, ndërsa Ministri Gjiknuri tha se qeveria mbështet dhe inkurajon investitorët amerikanë për të shfrytëzuar potencialet që ofron Shqipëria.

Top Channel