Zbulohet një gropë gjigande në Rusi

16/07/2014 00:00

Një gropë misterioze me një krater rreth 260 metra është zbuluar në gadishullin Yamal në Rusinë veriore. Imazhet e marra nga ajri tregojnë gropën në një zonë të pasur me gaz të Rusisë.

Mësohet se një grup ekspertësh është nisur drejt zonës, ku do të studiojnë mënyrën se si mund të jetë formuar krateri gjigant.
 
Një ekspert rus është shprehur se si pasojë e ngrojes globale gazrat nën sipërfaqen e tokës kanë sjell një shpërthim, të cilin ai e krahason me hapjen e një shampanje.

Nga pamjet e marra nga helikopteri dallohet djegiet që ka pësuar krateri i gropës gjigande. Një tjetër teori është ajo e rënies së një meteori vetëm 20 milje larg zonave të gazit. Por kjo hipotezë është hedhur poshtë nga një zyrtar vendas, i cili më pas kë thënë se është ende herët për të folur në lidhje me shkaqet e formimit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel