“Selfie”-t provokuese, një gabim i madh

16/07/2014 00:00

Femrat që postojnë “selfie” seksi duken më pak tërheqëse dhe më pak të zgjuara se femrat e tjera.

Sipas një studimi nga Universiteti Shtetëror i Oregonit, foto të tilla tërheqin komente pozitive nga përdoruesit meshkuj të Facebook-ut apo Instagram-it, por një tjetër reagim kanë përdorueset femra.

Ato e shohin personin që poston foto seksi në rrjetet sociale si më pak tërheqës fizikisht dhe më pak të aftë në jetë dhe profesion.

Psikologët e Universitetit të Oregonit krijuan dy profile Facebook-u false të një vajze 20-vjeçare me emrin Amanda. Njëri nga profilet kishte foto serioze, ndërsa tjetri kishte foto provokuese.

Profilet iu treguan 120 femrave të moshës 13-25 vjeç. Femrave iu kërkua që ta vlerësonin Amandën për pamjen e jashtme, për faktin nëse do të ishte shoqe e mirë apo jo dhe nëse do të ishte e aftë në punë.

Në të treja fushat, Amanda jo provokuese mori vlerësime më të larta.

Top Channel