Parashikimi për Kupën e Botës

16/07/2014 00:00

Iluzionisti anglez, Dynamo, ka mundur të parashikojë dy javë përpara mbarimit të Kupës së Botës në Brazil se çfarë pritej të ndodhte dhe kush do e fitonte Kupën e Botës.

Në një regjistrim dy javë më parë dhe të vulosur, magjistari i famshëm anglez, Dynamo, ka bërë parashikimet e tij dhe vetëm pas mbarimit të Botërorit, në stacionin e fuqishëm televiziv ‘Sky Sports Neës’ ka dorëzuar zarfin me CD-në e regjistruar e cila është transmetuar “live”. Ai pati parashikuar se në finale do të luante një ekip evropian (ose Italia ose Gjermania) me Argjentinën. Ai parashikonte se goli i fitores dhe i vetmi gol i ndeshjes do shënohej  nga lojtari me moshën më të re në fushë. Dhe ashtu ndodhi, gjermani Gëtce shënoi në shtesë.

Në fund të regjistrimit në CD, iluzionisti 30-vjeçar e mbyllte me urimin në gjermanisht “Auf Ëiedersehn”. Ai po ashtu kishte parashikuar se Ronaldo, Neymar apo Mesi do detyroheshin të linin Kupën e Botës për shkak të një lëndimi dhe kishte parashikuar lëndim në shpinë. Dhe e gjeti pasi ishte braziliani Neymar.

Fatkeqësisht, 30-vjeçari anglez nuk kishte mundur të parashikonte dot dështimin e ekipit anglez në këtë Botëror.

Top Channel