Britanikët godasin sërish, këtë herë jo në plazhet e Mesdheut, por në Belfast në Irlandën e Veriut.

Dy çifte të rinjsh, që sipas autoriteteve britanike janë studentë anglezë në Belfast, janë fotografuar teksa kryenin marrëdhënie seksuale në parkingun e universitetit të tyre.

Gjithçka është filmuar gjatë festës së përfundimit të vitit shkollor. Fotot kanë ngjallur reagimin e opinionit publik, ndërkohë që autoritetet thonë se nuk do të nisin asnjë hetim për ngjarjen në fjalë.

Disa javë më parë, një turist britanik u arrestua nga policia spanjolle pasi nisi të kafshojë pushuesit e tjerë. Pas arrestimit u mësuar se i riu britanik ishte nën efektin e “Kanibal” një lloj droge ekstreme që autoritetet spanjolle druhen se ka hyrë në ishull dhe është pjesë në festat e shfrenuara që organizojnë lokalet e famshme të ishullit.

Në një tjetër incident protagonistë u bënë sërish britanikët. Këtë herë një e re është filmuar në ishullin e Majorkas teksa kryente akte seksuale me 24 meshkuj në një lokal nate dhe gjithçka…për të përfituar një pije falas që kushtonte 5 euro.

Videoja e filmuar në zonën e njohur si Magaluf ka tronditur opinionin britanik e atë spanjoll. Autoritetet vendase me urdhër të kryebashkiakut kanë nisur një hetim për të identifikuar protagonistët e videos dhe për të gjetur nëse bëhet fjalë për një vepër penale apo jo.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel