Arben Isufaj, në arrest shtëpie

17/07/2014 00:00

Arben Isufaj, i njohur me emrin Ben Qimja është lënë mëngjesin e sotëm me masën e ndalimit “arrest shtëpie”.

Ai u arrestua disa muaj më parë, për të disatën herë, për shkak se kërkohet nga shteti italian, ku është dënuar me burgim për disa akuza.

Gjykata e Fierit, një ditë më parë, refuzoi kërkesën e Prokurorisë për lënien në burgim edhe për 30 ditë të tjera, me qëllim përgatitjen e dokumenteve për ekstradim, por Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e rrëzoi këtë kërkesë.

Ndërsa në seancën e paradites së sotme u shqyrtua kërkesa e avokatëve për shuarje të masës së arrestit, ndërsa gjykata vendosi lënien e Ben Qimes me “arrest shtëpie”.

Top Channel