Balotelli “vuan” edhe gjatë pushimeve

17/07/2014 00:00

Mjaft fotove me armë. SuperMario është duke u ushtruar edhe gjatë kohës që është me pushime, dhe ja provat.

Ai ka postuar disa foto dhe një video në Instagram, ku duket se po “vuan” gjatë këtyre pushimeve. Futbollisti i Milanit po përdor Instagramin për t’i dërguar një mesazh pozitiv të gjithë ambientit kuqezi.

Sulmuesi është me pushime në Amerikë, tani ndodhet në New York, pas pushimeve në Majemi, me bashkëshorten e tij të ardhshme, Fanny Neguesha.

SuperMario, edhe pse me pushime, është duke ndjekur programin e trajnerit tw ri tw Milanit, Inzaghi. Balo, “vuajtjen” në palestër ka dëshiruar ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pippo, i cili është kundër përdorimit të rrjeteve sociale, ndoshta kësaj here do të mbyllë njërin sy.

FOTO GALERI
1/2
Balotelli “vuan” edhe gjatë pushimeve

Top Channel