Maradona denoncon ish-të dashurën për vjedhje

17/07/2014 00:00

Ish-e dashura e Diego Maradona-s , Oliva Rocio, është ndaluar në mbrëmje nga Interpoli në aeroportin Ezeiza të Buenos Airesit, me akuzën për vjedhje.

Agjencia e lajmeve “Telam” raporton se Maradona e kishte denoncuar Rocion tek autoritetet në Dubai, pasi atje i ishin zhdukur disa ora, celularë, bizhuteri dhe një kompjuter. Avokati i legjendës së futbollit, Matia Morla, ka thënë se vlera e të gjithë objekteve shkon në 400 mijë dollarë.

Oliva Rocio, ish-lojtare e futbollit të femrave, ka telefonuar mediat për të raportuar incidentin dhe për të dhënë versionin e vet mbi ngjarjen, për të cilën akuzohet.

FOTO GALERI
1/7
Maradona denoncon ish-të dashurën për vjedhje

Top Channel