Peru, ura që ndërtohet çdo vit me fije bari

18/07/2014 00:00

Një mijë fshtarë bashkojnë forcat çdo vit në një traditë 500-vjeçare që konsiston në thurjen e një litari-urë që shërben për të kaluar lumin Apurimak dhe për të lidhur me botën komunitetet e izoluara të maleve të Perusë.

Ura prej 30 metrash në rajonin Kusko të Perusë ndërtohet me duar nga fshatarët dhe vit për vit ura e vjetër shkatërrohet dhe ndërtohet një e re nga e para. Kjo gjë kërkon punën 3-ditore të 1000 fshatarëve.

12 orë në ditë fshatarët thurin fije bari për të krijuar një litar të fortë dhe të trashë. Pas një pune të lodshme, burrat vendosin në pozicion urën dhe në ditën e katërt pushojnë duke festuar.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel