Elbasan, tre në pranga për trafik armësh

18/07/2014 00:00

Drejtoria e Operacioneve Speciale në Policinë e Qarkut të Elbasanit prangosi tre persona të akuzuar për trafik armësh.

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet ende publik, por Policia e Shtetit njofton se nga kontrollet e kryera në banesat e tre personave është gjetur një sasi e konsiderueshme armatimi dhe municionesh të tjera luftarake.

Kështu janë sekuestruar tre granata luftarake, gjashtë automatikë të llojit Kallashnikov, dy pushkë dhe një sasi e madhe fishekësh.

Materialet dhe dosja në ngarkim të të ndaluarve do t’i kalojnë prokurorisë për vijim më tej të hetimeve.

Top Channel