Një baba i premtoi vajzës së tij 7-vjeçare se ajo do të ishte një princeshë e vërtetë dhe shpenzoi gjashtë muaj për ta bërë ëndrrën e saj realitet.

Jeremiah Heaton e vrojtoi globin pëllëmbë për pëllëmbë për të gjetur një copë toke të pa pretenduar nga asnjë shtet, në mënyrë që ta shpallte atë si shtetin e tij dhe ta bënte vajzën Emily princeshë. Babai i tre fëmijëve gjeti Bir Taëil-in, një rajon malor prej 1287 km katrorë mes Sudanit dhe Egjiptit që asnjë shtet nuk e kishte pretenduar. Babai nga Virxhinia udhëtoi në shkretëtirë muajin e shkuar dhe vari flamurin e projektuar nga fëmijët. Princesha e re Emily ka tashmë një kurorë të sajën dhe kërkon që e ëma ta thërrasë Princesha Juaj. Familja e ka quajtur tokën si Mbretëria e Sudanit Verior dhe shpreson që fqinjët Sudan dhe Egjipt ta njohin.

Në mesin e sezonit Huffington Post i kushton vëmendje edhe Shqipërisë. Kësaj radhe bëhet fjalë për bibliotekat e plazhit, duke e konsideruar padyshim si idenë më të mirë. Në shkrimin e saj për bibliotekat e vendosura pranë plazheve, gazeta thekson se kjo tendencë është në rritje në të gjithë botën duke e vlerësuar si një vendim të zgjuar. Në fotot e publikuara nga Huffington Post ndodhet edhe biblioteka e vendosur në plazhin e Jalës në Shqipëri. Kjo dukuri është përhapur gjithashtu edhe në Francë, Spanjë, Izrael dhe Bullgari.

Mjafton talenti, dëshira dhe vullneti për të realizuar fillimisht ëndrrën e më pas milionat vijnë vetë. Tre 13-vjeçarët amerikanë, Malcolm Brickhouse, Alec Atkins e Jarad Dawkins, anëtarët dhe themeluesit e bandës “Unlocking the Truth” nënshkruan një kontratë prej 1.7 milionë dollarë me Sony për regjistrimin e albumit të tyre të parë. Të rinjtë u bënë të famshëm një vit më parë kur nga sheshi “Times Square” luanin tingujt e tyre metal. Videoja e filmuar më pas u hodh në Youtube ku tre të rinjtë nisën të grumbullonin fansat e tyre të parë.

Të pendohesh për një gabim nuk është kurrë vonë. Një grua në Shtetet e Bashkuara ka kthyer mbrapsht në një lokal 200 dollarë të vjedhura 15 vite më parë. Kur Pamela Hedges, pronar i barit sportiv Gibbs, zbuloi nje zarf në kutinë postare ajo mendoi se ishte ndonjë letër kredie nga banka. Ajo u shtang kur në zarf gjeti 200 dollarë dhe një letër ndjese nga një ish-punëtore e saj. “Më vjen shumë keq, ishte një veprim i gabuar”, shkruhej në letër.

Top Channel