Reformat dhe ligji i punës e kanë futur qeverinë e Serbisë në kritika të ashpra. Miratimi i ligjit të punës për rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 65 vjeç ka shkaktuar pakënaqësinë e sindikatave, por edhe protesta të vazhdueshme të tyre.

Reformat që Serbia duhet të bëjë në rrugën drejt BE parashikojnë shkurtimin e vendeve të punës pasi në Serbi institucionet shtetërore janë punëdhënësi më i madh.

Mbi 700 mijë persona nga 7 milionë banorë punojnë në institucionet publike, që përbëjnë dhe 30 për qind të punëtorëve. Duke pasur parasysh që situata ekonomike është e vështirë në Serbi, pa reforma vendi mund të shkojë në falimentim, gjë që është paralajmëruar disa herë nga qeveria.

Top Channel