Sezoni i ri i Akademisë së Policisë

18/07/2014 00:00

Në ceremoninë e nisjes së sezonit të ri të Akademisë së Policisë, kryeministri i vendit Edi Rama, duke shprehur mbështetjen e qeverisë për uniformat blu, theksoi se pavarësisht situatës financiare, pagat e tyre janë rritur me 25 për qind.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe uljen e numrit të krimeve dhe vrasjeve në 300 ditë qeverisje nga e majta.

Rama shtoi se ligji i ri për Policinë e Shtetit është një hap përpara për të patur një polici, ku karriera është e sigurtë dhe rruga në karrierë garantohet përmes meritës dhe rezultateve.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri iu bëri thirrje kandidatëve të Akademisë së Policisë që të harrojnë partitë dhe miqtë dhe të fokusohen tek vullneti dhe përkushtimi, si mënyra e vetme për të patur karrierë të suksesshme në këtë sektor.

Kursantët i përshëndeti edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i cili theksoi se i gjithë sistemi arsimor do të bazohet mbi baza shkencore.

Top Channel