ISIS në Siri, 270 të vrarë

19/07/2014 00:00

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se të paktën 270 persona kanë mbetur të vrarë në Sirinë qendrore, pas përleshjeve të fundit të ISIS me forcat e regjimit.

Të enjten në mëngjes militantët e ISIS, Shtetit Islamik në Irak e Levant, sulmuan një impiant gazi në Palmyra.  

“Fati i 340 personave, anëtarë të Forcave të mbrojtjes Kombëtare, roje inxhinierë dhe punonjës është ende i panjohur, pasi ata janë kapur nga anëtarët e ISIS”, ka thënë për  ‘France-Presse’ drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.

Ky është cilësuar si sulmi më i madh i kryer nga ISIS ndaj forcave të Asad. Një aktivist i lidhur me ISIS ka thënë se gjatë përleshjes 12 anëtarë të ISIS janë vrarë ndërsa një numër i madh ka mbetur i vrarë në radhët e regjimit. Sulmi u konfirmua eshë nga guvernatori i Homs-it.

Top Channel