10 këshilla sesi të bësh “selfie-n” perfekt

19/07/2014 00:00

Nëse për të bërë një  foto dikur t’i duhet që t’i thoje personave që po kalonin pranë teje tashmë më daljen e smartphone-ve ti mund të fotografosh veten dhe të shkëpusësh momente kudo që ndodhesh. Por si të arrish të realizosh pozën e famshme të ditëve të sotme “selfie” në mënyrë perfekte.

10 këshillat për një “selfie” perfekt

1. Të jesh i vëmendshëm për atë që të rrethon. Të përpiqësh të shkëpusësh një moment që të përfaqëson dhe që tregon diçka për ty duke shmangur imazhet e ngjashme.

2. Duhet të bëni kujdes në momentin e shkrepjes, duhet të poziciononi smartphone-in pak lart më mënyrë që të evitoni edhe hijet.

3. Duhet të bëni kujdes me ndriçimin. Duhet të evitojmë ndriçimin e fortë sepse e sfumon imazhin, por edhe ndriçimin e ulët pasi përfundon duke mos e dalluar personin në foto.  

4. Duhet të evitosh selfiet me një distancë shumë të afërt.

5. Thuajini stop selfieve në pasqyrë. Sepse tregojnë mungesë të theksuar fantazie dhe në rrjetet sociale janë bërë të bezdisshme.

6. Me ardhjen e verës duhet të evitoni tipologjinë klasike të fotove me perëndimin në sfond dhe këmbët në ujë.

7. Fotot selfie në aksion janë shumë të bukura . Por kujdes të mos lëndoheni për të patur një foto origjinale me çdo kusht.

8. Nëse do të bëni një selfie me një VIP nuk duhet të harroni  rregullat elementare të edukatës dhe respektit. Nëse personazhi publik është në një moment privat mos ndërhyni për t’i prishur privatësinë. Por nëse  bëhet fjalë për ndonjë shfaqje publike në momentin që kërkonin të bëni një selfie kërkojini gjithmonë të lutem.

9. Nëse keni  talent në bërjen e fotografive nuk duhet të harroni se selfie më i mirë bëhet me një aparat profesional dhe jo me një smartphone.

10. Të jeni të kujdesshëm me selfiet që ia dërgoni personave të caktuar sepse mund t’i keqpërdorin në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/1
10 këshilla sesi të bësh “selfie-n” perfekt

Top Channel