Sektori i administratës së madhe  dhe të fryrë shtetërore në Greqi i përket tashmë së kaluarës pasi në katër vitet e fundit numri i nëpunësve është reduktuar jashtëzakonisht dhe po ashtu edhe kostoja e pagës së tyre. Sipas gazetës Kathimerini prej vitit 2009 deri në vitin 2013 aparati shtetëror në Greqi është reduktuar me të paktën 80000 persona në vit.

Në vitin kur u shfaq kriza në Greqi, sektori publik numëronte rreth 952.600 nëpunës, por katër vjet më vonë punonjësit e përhershëm dhe ata me kontrata të përkohëshme punë janë vetëm 675.500. Ndër ta duhet theksuar se një vend të rëndësishëm, më shumë se 30%,  zënë ushtarakët në aviacion, marinë detare dhe këmbësori si dhe policët e forcat speciale.

Gazeta thekson se vetëm në vitin e kaluar 267.000 nëpunës janë larguar nga administrata publike, ndërsa edhe vlera e kostos së pagave që në vitin 2009 shkonte në 24.5 mld euro katër vjet më vonë ka shkuar në 15. 8 mld euro, pra 8.7 mld euro më pak. Largimet nga administrata janë bërë për arsye pensioni dhe kryesisht për mosrinovim të më shumë se 136.000 kontratave të përkohëshme të punës në shumë sektorë dhe riorganizimit të administratës.

Reduktimi I nenpunesve te shtetit ne Greqi ishte nje nga kushtet primare te kreditoreve te saj pasi  aprovuan ndihmat ekonomike qe shmangen falimentimin dhe largimin e vendit nga zona e euros. Pritet qe edhe gjate ketyre dy viteve te pakten 25000 punonjes   te largohen nga administrata me ane te sistemit te ri te testimit dhe te vleresimit te nenpunesve.

Top Channel