Vajzat e Heidi Klum “kopjojnë” mamanë

19/07/2014 00:00

Heidi Klum sigurisht që është një ndër supermodelet shumë të kërkuara nga shtëpitë e modës dhe imazhi i shumë kompanive prestigjoze. Por kur bëhet fjalë për vajzat e saj, Leni dhe Lou, përkatësisht 10 dhe 4 vjeç, Heidi është modeli që ato duan të ndjekin.  

Te dyja motrat kishin veshur fustane elegante dhe taka teksa u fotografuan së bashku me mamanë e tyre në New York City.

Gjithashtu duket qartazi se modelja gjermane, Klum kërkon që ta përcjellë edhe tek vajzat e saj dëshirën për fashionin. Leni dhe Lou dukeshin dy zonjusha të vërteta dhe konkuronin denjësisht me mamanë e tyre.  

FOTO GALERI
1/7
Vajzat e Heidi Klum “kopjojnë” mamanë

Top Channel