Qeni që “mbyt” me lodra bebin

20/07/2014 00:00

Videoja e mëposhtme tregon se qentë nuk ndryshojnë shumë nga njerëzit në momentin që bëjnë gabime.

Në klip shikohet një qen me emrin Charlie që bën të qajë një vajzë të vogël me emrin Laura duke i marrë asaj një lodër dhe i ndjerë fajtor, nis menjëherë të korrigjojë gabimin e tij.

Pasi dëgjon duke qarë vogëlushen disa muajshe, qeni shlyen fajin duke i sjellë asaj çdo lodër që gjen në shtëpi.

Videoja ka marrë më shumë se 1 milionë klikime në Youtube.

Top Channel