Noel Cruz është një artist që shpenzon orë të tëra kohë shndërruar kukulla të zakonshme në personazhe të famshme të botës së spektaklit.

Artisti pikturon me imtësi tiparet dhe i pret flokët kukullave duke i shndërruar në Angelina Jolie, Johnny Depp, Daniel Radcliffe, Cher, Beyonce apo Michael Jackson.

Filipinasi me banim në Kaliforni thotë se krijimi i tij më i vështirë ka qenë personazhi Jack Sparrow i filmit Piratët e Karaibeve, personazh që është interpretuar nga Johnny Depp.

Noeli i shet kukullat e tij nëpërmjet internetit dhe deri tani, kukulla e shitur më shtrenjtë është ajo që i ngjan këngëtares Cher. Është blerë për 3800 dollarë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel