Ndërron jetë aktori James Garner, 86 vjeç

20/07/2014 00:00

James Garner, ylli amerikan i serive më të ndjekura televizive si “The Rockford Files” dhe “Maverick”, si dhe filmave përfshi “The Great Escape”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Garner vuante nga një sëmundje që prej vitit 2008, ndërsa ka ndërruar jetë nga një atak kardiak.

“Garner ndërroi jetë nga shkaqe natyrale”, bëri të ditur për BBC, Departamenti i Policisë së divizionit të LA Perëndimor, duke shtuar se trupi i tij i është dorëzuar familjarëve nga një doktor.

Garner njihet më së shumti për rolin e Jim Rockford, një hetues privat fjalëpak. Ai fitoi çmimin Emmy për rolin e tij gjatë 1977-s, teksa shkëlqeu edhe në 122 episodet e shoë-t tepër të suksesshëm nga viti 1974-1980.

Ai u rikthye në këto seriale në vitet ’90 me 8 filma “Rockford Files”.

Një tjetër rol, si lojtar pokeri, ai i Bret Maverick në komedinë Perëndore, ishte gjithashtu tepër i pëlqyer nga shikuesit e televizionit, në më shumë se 60 episode nga viti 1957 deri në 1962. Një rol që ai e luajtu edhe për 18 episode të tjera, nga 1981-1982.

Top Channel