F1, Alonso: Jap gjithmonë maksimumin

21/07/2014 00:00

Fernando Alonso nuk arriti më shumë se vendi i pestë në Cmimin e Madh të Gjermanisë, por tashmë spanjolli i Ferrarit është mësuar me pozicione të tilla.

Pas garës në Hokenhajm, dy herë kampioni i Formulës 1 u shpreh: “Do të na pëlqente të luftonim për kreun, por nuk e bëjmë dot këtë gjë. Na mbetet të marrim aq pikë sa mundemi.”

Spanjolli saktëson se vendi i pestë është edhe rezultat i fatit pasi në xhiron e parë Massa dhe Magnussen pësuan aksident: “Ishim me fat pasi që në fillim ngjitëm dy pozicione falas. Gara jonë ishte si gjithmonë, mundohemi të përfitojmë nga gabimet e të tjerëve.”

Top Channel