F1, aksidenti spektakolar i brazilianit Massa

21/07/2014 00:00

Fati i keq vazhdon ta përndjekë Masën. Nëse para 15 ditësh ishte aksidenti i Raikkonenit që e la jashtë gare, këtë radhë ishte një prekje me Kevin Magnussenin në kthesën e parë të xhiros së parë të Cmimit të Madh të Gjermanisë që e detyroi pilotin veteran të braktiste garën.

Braziliani i Williamsit, i cili nisej i treti, u prek me danezin e McLarenit dhe makina e tij u kthye përmbys duke u zvarritur kokëposhtë për disa metra para se të kthehej në pozicionin e saj natyral.

Fatmirësisht, Massa nuk pësoi asnjë dëmtim. “Felipe është mirë”, shkroi skuderia Williams në profilin e saj në Twitter.

“Jam i zhgënjyer. Nuk fitohet gara në xhiron e parë. Aksidente të tilla i bëjnë vetëm pilotët e rinj”, tha 33-vjeçari brazilian duke kritikuar danezin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel