F1, Rosberg: Fantastike të fitosh në shtëpi

21/07/2014 00:00

Nico Rosberg ishte shumë i lumtur pas përfundimit të Cmimit të Madh të Gjermanisë pasi fitorja në garën e shtëpisë i përforcon pozitat në krye të klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve.

“Është fantastike të fitosh në shtëpi”, tha gjermani i Mercedesit, i cili tashmë e sheh veten me 14 pikë avantazh ndaj shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton.

“Ishte një garë e veçantë për mua dhe falenderoj të gjithë fansat për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë fundjavës”, shtoi Nico Rosberg.

Top Channel