Irani përmbush detyrimet për uraniumin

21/07/2014 00:00

Iran besohet ta ketë kthyer të gjithë sasinë e uraniumit të pasuruar në nivelet e kërkuara, në mënyrë që “armët bërthamore” të kthehen në forma gjithnjë e më pak të dëmshme, thotë agjencia bërthamore e OKB-së.

Konvertimi i stokut të tyre të uraniumit të pasuruar deri në 20% ishte pjesë e marrëveshjes për të ndalur programin bërthamor të Iranit.

SHBA-të thanë javën e kaluar se do të zhbllokonin 2,8 miliardë dollarë fonde për Iranin, në këmbim të përmbushjes së detyrimeve të Teheranit.

Të premten u arrit një shtyrje prej 4 muajsh e bisedimeve mbi ambiciet bërthamore të Iranit, mes këtij vendi dhe fuqive më të mëdha botërore. Bisedimet synojnë të detyrojnë Iranin të kufizojë programin e vet bërthamor, në mënyrë që të përfitojë nga heqja e sanksioneve.

6 fuqitë botërore të përfshira në këto diskutime – SHBA, Francë, Kinë, Rusi, Gjermani dhe Britani – dyshojnë se Irani synon të krijojë armët bërthamore, por Teherani e mohon një akuzë të tillë.

Vendi islamik këmbëngul se pasurimi i uraniumit bëhet vetëm për përdorim në stacionet e energjisë bërthamore, si dhe për qëllime mjekësore.

Top Channel