Bulqizë, bllokohet ngarkesa me lëndë drusore

21/07/2014 00:00

Gjatë një aksioni në orët e para të mëngjesit, policia e komisariatit të Bulqizës ka bllokuar dy automjete me lëndë drusore e cila shërben për galeritë e kromit në këtë zonë.

Sipas policisë, dy automjetet janë gjetur në aksin që lidh Bulqizën me Tërnovën ku dhe ishte marrë lënda drusore.

Ndërkohë, dy makinat janë sekuestruar bashkë me ngarkesën e lëndës drusore të cilat ndodhen në komisariatin e Bulqizës për hetime të mëtejshme.

Një javë më parë, Policia e Bulqizës bllokoi edhe dy makina me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Top Channel