Prezantohen kandidatët për AMA-n

21/07/2014 00:00

Kandidatët për kryetar të Autoritetit të Mediave Audiovizive kanë prezantuar idetë e tyre para anëtarëve të Komisionit të Medias dhe Arsimit i cili është drejtuar nga nënkryetari Alfred Peza.

Zbatimi i projektit të dixhitalizimit, vendosja e rregullit përsa i përket frekuencave si dhe lufta ndaj piraterisë dhe ruajta e paanshmërisë ishin disa nga pikat ku u ndalën kandidatët për kryetar.

Në garën për kryetar të AMA-s kandidojnë Genti Sala, Gentian Skënderaj, Anila Basha, Zylyftar Bregu, Raif Gorana, Eni Muçi dhe Bers Hado.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, por edhe të anëtarëve të AMA-s të cilëve u ka përfunduar mandati do të vijojë në shtator.

Top Channel