SHBA, probleme me zjarret në Uashington

21/07/2014 00:00

Një zjarr masiv në shtetin veri-perëndimor të Uashingtonit po përhapet në drejtime të reja, i shtyrë nga erëra të fuqishme dhe të çrregullta.

Që prej së hënës së kaluar, zjarri ka djegur rreth 870 kilometra katrorë pyje e fusha, duke detyruar evakuimin e qindra njerëzve në luginën piktoreske Methou, në veri të Siatëllit.

Për momentin në mediat lokale nuk ka raporte për dëmtime në njerëz, por vendndodhjet e disa personave nuk janë ende të njohura.

Ky është një prej zjarreve më të mëdha që kanë përfshirë pjesën veri-perëndimore të vendit, zonë kjo që po përballet me një mot të nxehtë e të thatë të shoqëruar me erëra dhe rrufe.

Top Channel