Britania, rritjen më të shpejtë në 2014

21/07/2014 00:00

Deri në fund të 2014-s, Britania do të ketë rritjen më të shpejtë ekonomike krahasuar me të gjitha vendet e tjera të G7-s.

Rritja e ulët e pagave, sipas ekspertëve vendas, do të garantojë një qëndrueshmëri të normave të interesit, të cilat nuk do të ngrihen deri vitin e ardhshëm.

Sivjet prodhimi i brendshëm bruto i Mbretërisë së Bashkuar llogaritet të mbërrijë në 3.1 për qind, i nxitur nga investimet e forta të kapitalit prej bizneseve.

Për Kanadanë, rritja e GDP-së parashikohet të jetë 2 për qind, ndërsa ajo e Gjermanisë, e konsideruar motori ekonomik i Europës, 1.8%.

Top Channel