“Të dhënat” e refuzimit të bashkëshortes

21/07/2014 00:00

I lodhur nga arsyet dhe justifikimet që i nxirrte bashkëshortja e tij për ta refuzuar në shtrat, një bashkëshort 26-vjeçar britanik vendosi t’i regjistrojë ato dhe më pas t’ia nisë me postë elektronike gruas së tij.

26-vjeçari ruajti “të dhënat” për një muaj me radhë duke hartuar një dokument në Exel duke vendosur datën, më dëshirën e tij për raporte intime dhe në fund justifikimin e bashkëshortes së tij, gjithashtu 26 vjeç.

Në 30 ditë përgjigjja ka qenë pozitive vetëm 3 herë, ndërsa në pjesën tjetër të ditëve justifikimet e bashkëshortes së tij kanë qenë të shumta, që nga “jam e lodhur”, “jam shumë e dehur” e deri tek “do bëj dush”.

Gjithcka do të bëhej publike kur bashkëshorti 26-vjeçar vendos t’ia dërgojë me postë elektronike “të dhënat” në momentin kur bashkëshortja e tij po nisej për një udhëtim pune 10-ditor duke lënë të nënkuptohet se “nuk kishte për t’ia ndjerë mungesën”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel