Vende të panjohura për shumicën e njerëzve, zona të pashkelura të botës ofrojnë destinacione që janë unike për pushime. Përvoja të pazakonta për t’u arratisur nga hotelet, plazhet e rutina e cdo viti. Cilat janë disa nga vendet që mund t’i bëjnë pushimet tuaja të jashtëzakonshme?

1.    Sfera e shpirtit të lirë (Free Spirit Spheres)
Fjetja në mes të pyellit merr një tjetër kuptim në Sferën e Shpirtit të Lirë e vendosur në Plazhin Qualicom në Kanada. Një nga aspektet më të bukura në këtë vend shumë të vecantë pushimi është fakti se dhoma juaj, në sajë të një rripi të trashë që e mban atë në ajër, tundet bashkë me drurët…është pothuajse sikur pemët po ju përkundin për të fjetur.

2.    Hoteli i kripës (Palacio De Sala ose Salt Palace)

Rrallë mund të thuash shumë kripë apo natrium është mirë për ju. Megjithatë kur bëhet fjalë për Pallatin e Kripës, shumë natrium është pikërisht ajo cfarë mjekët rekomandojnë. Ky hotel unik, i vendosur në skajin lindor të Salar de Uyuni në Bolivi është ndërtuar tërësisht nga kripa, duke përfshirë edhe mobiljet dhe strukturën e ndërtesave. Nëse ju shkoni tek ky hotel, duhet t’i rezistoni tundimit për të lëpirë muret sepse është një rregull strikt që i ndalon mysafirët për ta bërë këtë gjë.

3.    Hoteli Alcatraz (Alcatraz Hotel)
Nëse ju keni kërkuar ndonjëherë një përvojë në jetën tuaj për të kaluar pushimet në një burg, por pa shkelur ligjin, ndoshta duhet ta konsideroni Hotel Alkatraz. Kjo banesë e zymtë është një ish-burg gjerman, i shndërruar në një ambient ku ju jep mundësi njerëzve për t’u akomoduar në 56 dhoma. Mjediset, përfshijnë dritare të mbyllura, tualet në qoshe të dhomës tamam si një qeli burgu.

4.    Les Sources de Caudalie (Burimet e Caudalie)
Les Sources de Caudalie në Francë krenohen me aftësistë e tyre të mrekullueshme si SPA për të tërhequr turistët të cilët dëshirojnë të kenë një pushim të thjeshtë dhe shlodhës. Në vitin 2003 ky hotel është konsideruar si një nga SPA-të më të mira në botë. Në mesin e shërbimeve që ata ofrojnë janë edhe trajtimet me verë dhe mjaltë, banjo turke dhe dush me verë të kuqe…mos u cudisni, një dush me verë të kuqe…ky është sekreti i tyre.

5.    Fuselage Home – Costa Verde (Shtepia Avion – Kosta Verde)
Nuk do të ishte mirë nëse thjeshtë zbrisni nga avioni dhe ecni deri në plazh pa u brengosur për bagazhet apo sigurinë? Shtëpia Avion 727 e bën këtë dëshirë realitet…ky hotel i vecantë gjendet në një pyll bregdetar në Kosta Rika me një pamje të mrekullueshme të plazheve të Paqësorit dhe parkut kombëtar. Boeingu 727 fillimisht është projektuar për 150 pasagjerë, ndërsa tani është shndërruar në një shtëpi me shtretër luksoz, horizonte të pabesueshme dhe me qasje të lehtë në plazh.

6.    Desert Nomad House

Nëse ju keni ndjerë ndonjëherë nevojën që të rrini larg nga cdo gjë atëherë “Desert Nomad House” e Rick Joy’s është vendi i duhur. I vendosur në shkretërtirën e Tucson ju nuk keni asgjë afër…përvec kaktuseve. Dizajni i thjeshtë përbëhet nga një kuti e madhe celiku, një banjo, një dhomë ndenjeje, kuzhina, dhoma e ngrënies, dhoma e gjumit dhe një zyrë. Ky është mishërimi i një qetësise të largët.

7.    Igloo Village(Fshati me shtëpi eskimeze)
Një natë romantike nën yjet është një gjë, por një pamje e qartë e Dritave Veriore nga banesa juaj eskimeze është padyshim një gjë komplet tjetër. Fshati me 20 shtëpi eskimeze prej qelqi dhe qeramike iu jep mundësi vizitorëve për të shijuar pamjet e pabesueshme të Aurora Borelias në rehatinë dhe ngrohtësinë e kasolles së tyre.

Top Channel