Europa është bërë e zakonshme për pushimet e shqiptarëve. Spanja, Franca apo ishujt e Greqisë mbeten sërish destinacionet e preferuar për vitin 2014, por përveç “Kontinentit të Vjetër”  ka dhe nga ata që kanë guxuar në skajet e botës.

Problemi i vetëm është të bësh gati valixhen me pas të shpresosh në gjetjen e cmimeve të mira nga agjensitë turistike. Destinacionet e largëta si Kuba, Kina, Afrika, India, Ishulli i Sri Lankës apo Filipinet sërish mbeten të preferuarat për shqiptarët edhe pse në numër të ulët frekuentimi.

Ndër vendet më të bukura për t’u vizituar janë Muri i Madh, Ushtria e Xi’an dhe Qyteti i Ndaluar në Pekin. Mund të përshkoni rrugën e “Mëndafshit” sic e ka bërë  dikur dhe Marco Polo. Një tjetër destinacion ekzotik është Bangladeshi me qytete përrallore si Sundarban. Libia është gjithashu një vend ideal me 2000 km vijë bregdetare.

Për të jetuar një mënyrë krejtësisht të re, destinacioni më në modë vitet e fundit është dhe Tajlanda. Cdo gjë në këtë vend të magjeps. Sri Lanka është tërësisht befasuese. Sipas renditjes se “Lonely Planet” kjo pasi bukuria e natyrës është gërshetuar me historikun e saj dhe për faktin se pas shumë kohësh ky ishull ka gjetur paqen.

Koreja e Jugut, një tjetër vend tërheqës i mbushur me mister dhe me pasuri industriale që ia vlen të njihen. Pas nuk mbetet as Ekuadori. Arsyeja se përse vendi është në listën e destinacioneve që ia vlen të vizitohet ka të bëjë me rrjetin hekurudhor që të  lejon ta vizitoni vendin me lehtësi tepër të madhe.

Ishujt Solomon, një parajsë e paarritshme për shumë njerëz. Një arkipelag me një bukuri të jashtëzakonshme që shume pak shqiptarë i kanë vizituar.

Republika Domenikane renditet ndër vendet më të bukura në botë. Për ata që duan natyrën, por vecanërisht detin, palmat, plazhet dhe diellin këtu janë në vendin e duhur. Kush nuk do të donte të mbante në dorë një arrë kokosi duke pirë prej saj, por natyrisht kjo nuk mund të jetë arsyeja e vetme që të shtyn të vizitosh këtë ishull fantastik.

Një gjë është e sigurtë, deri verën tjetër kujtimet për kohën e pushimeve do të mbeten gjatë në mend.

Top Channel