SHBA, Garda Kombëtare në ruajtje të kufirit

22/07/2014 00:00

Guvernatori i Teksasit, Rick Perry tha gjatë ditës së hënë se do të dërgojë rreth një mijë trupa ushtarake të Gardës Kombëtare në ruajtje të kufirit me Meksikën.

Emigracioni i paligjshëm drejt SHBA-ve, duke kaluar nga kufiri me Meksikën është shtuar së tepërmi. Por ky veprim i Perry-t mund të cilësohet edhe si presion ndaj Presidentit Obama, pasi ai shihet si një kandidat i mundshëm nga republikanët në garën presidenciale të vitit 2016.

“Çmimi që na duhet të paguajmë nëse nuk veprojmë është shumë i madh”, tha Perry. Gjatë këtyre ditëve, Presidenti Obama pritet të takohet me liderët e Honduaraist, Guatemalës dhe El Salvadorit për të diskutuar lidhur me një bashkëpunim të mundshëm në fluksin e emigrantëve që futen në SHBA.

Gjatë 9 muajve deri më 30 qershor, më shumë se 57 mijë fëmijë u ndaluan në kufirin SHBA-Meksikë. Gjatë këtij viti këto shifra janë 2 herë më të larta, krahasuar me ato të vitit të kaluar.

Top Channel