Kore e Jugut, pronari i tragetit të mbytur konfirmohet i vdekur

22/07/2014 00:00

Policia në Korenë e Jugut ka identifikuar trupin e pajetë të gjetur në muajin qershor, duke vërtetuar se ai i përket pronarit të tragetit të mbytur në muajin prill, ku më shumë se 300 persona u mbytën.

Menjëhera pas ngjarjes tejet të rëndë, Yoo Byung-eun ishte zhdukur, duke shkaktuar me një mobilizim të madh të forcave policore.

Tashmë mostra e ADN-së çuan në identifikimin e personit në fjalë. Yoo, 73 vjeç, ishte kreu i familjes që kishte në pronësi tragetin gjigand. Menjëherë pas tragjedisë ai arriti t’i shmangej policisë, duke u fshehur në anije.

Agjencia e lajmeve vendase njoftoi se policia gjeti një trup të dekompozuar në një fushë në Suncheon, një qytet rreth 300 kilometra në jug të Seulit. Yoo do të merrej në pyetje në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Polica ka arrestuar edhe disa anëtarë të tjerë të familjes së 73 vjeçarit, djalin edhe vajzën, e cila jeton në Francë dhe tashmë po kërkon ekstradimin.

Gjatë muajit qershor, rreth 6 mijë policë kontrolluan një kompleks të kishës në qytetin e Anseong që i përket Yoo Byung-eun. Katër pasuesit e kishës u arrestuan pasi kishin ndihmuar arratisjen e miliarderit.

Top Channel