Shpenzimet rekord Real-Barca
22/07/2014 00:00
Kur vjen puna tek shpenzimet në merkato, Reali i Madridit dhe Barcelona janë dy skuadrat që thyejnë cdo rekord.
Në rastin e Realit tre emrat që i kanë kushtuar çerek milioni euro janë Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe blerja që pritet të zyrtarizohet së shpejti, James Rodriguez. Të tre këta i kushtojnë Realit 365 mln euro.
Sa për Barcelonën blerja e Neymar, Suarez dhe Ibrahimovic shkon në 267 mln euro.
Për të kuptuar diferencën e shpenzimeve të merkatos nga ana e dy klubeve spanjolle, mjafton të përmendim se Ajaksi nuk ka shpenzuar ende një shumë të tillë në total që nga themelimi i tij në vitin 1900.
Top Channel