Koha për pushime familjare

22/07/2014 00:00

Ditët e fundit është fotografuar e vetem në brigjet dhe pishinat e Meksikës, por e diela ishte krejt ndryshe për Kim Kardashian.

33-vjeçarja për një ditë të vetme i është kthyer me kohë të plotë rolit të saj si nënë dhe së bashku me vajzën North dhe bashkëshortin Kanye West shijoi disa orë të këndshme në Puerto Vallarta në Meksikë.

Fillimisht vajza e spektakleve amerikane u fotografua me një palë bikini të bardha, por më vonë ndryshoi mendje dhe nga e bardha kaloi në kahun tjetër; tek ngjyra e zezë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel