Emrave të famshëm që kanë zgjedhur ujërat e Mesdheut për të kaluar disa ditë pushime u është bashkuar edhe Serena Williams.

Tenistja amerikane postoi në rrjetet sociale disa shkrepje duke marrë rreze dielli në brigjet e Kroacisë. 32-vjeçarja shoqërohej nga një grup miqsh në këtë aventurë të saj.

Në fotot e publikuara tenistja shfaqet duke marrë rreze në jaht, e në një tjetër duke “treguar” kredhjen nën ujë. Por përvec freskimit në ujërat kroate, Serena gjeti kohë edhe për të kapur raketën e tenisit duke treguar se nuk mund të qendrojë për shumë kohë larg saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel