Ndërron jetë aktorja Skye McCole Bartusiak

22/07/2014 00:00

Ndërron jetë në moshën 21 vjeçare Skye McCole Bartusiak, aktorja që u bë e famshme në vitin 2000 me rolin në  filmin “Patrioti”, ku luante vajzën e Mel Gibson.

Këtë e ka konfirmuar mamaja duke thënë se e kishte gjetur trupin e vajzës në shtëpinë e saj në Housten. Ende mbeten për t’u verifikuar shkaqet e vdekjes, por dyshohet për një krizë epileptike.

Bartusiak qysh fëmijë vuante nga epilepsia dhe krizat ishin shfaqur sërish pas shumë viteve mungesë.  Përveç filmit ku ajo u bë e famshme “Partioti” në të cilën interpretonte vajzën e Mel Gibson  ishte shfaqur në  ekranin e madh me  “Don’t stay a word”. Gjithashtu  në televizon pritej që të shfaqej së shpejti në disa episode  të “Dr. House”, “Lost” , si dhe kishte fituar edhe një rol në “24”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel