Me një organizim letraro-muzikor, mbrëmë nga komuna e Gjakovës është bërë përurimi i sheshit “Ali Podirmja” dhe zbulimi i bustit të poetit të shquar në dyvjetorin e vdekjes në Lodeve të Francës.

Para adhuruesve të fjalës së shkruar dhe qyterarëve të tjerë, Mimoza Kusari Lila, kryetare e komunës, me plot emocione shprehu vlerësimin për poetin gjakovar, i cili u bë i njohur në tërë rruzullin e krijimtarisë letraro-poetike.

Lila tha se sheshi tani është në ndërtim e sipër përderisa busti i Ali Podrimjas tani veç është zbuluar. Për këtë nderim që i bëhet poetit, kryetarja falënderoi fondacionin “Behgjet Pacolli” për investimin, si dhe skulptorin Luan Mulliqi, i cili ka derdhur në bronz portretin e poetit.

Skulptori  Mulliqi, si krijues dhe mik i poetit, u shpreh se ndihej krenar që Gjakovës po i rikthehet dinjitetit kulturor. Fjalë përkujtuese për poetin shprehu edhe krijuesi dhe përkthyesi Agim Byci, si dhe Hysen Ibrahimi, kryetar i shoqatës “Papa Klementi XI” në Suedi.

Ndersa Gent Salihu, nipi i poetit, falenderoi gjithë kontribuuesit që Ali Podrimja, pos bustit, tani në qytetin e tij të lindjes ka edhe sheshin me emrin e tij.

Top Channel