Të paktën 10 ish-pjesëtarë të UÇK-së do të akuzohen për krime lufte. Prokurori amerikan, Clint Williamson ka gjetur prova për këto krime kundër civilëve, shkruan gazeta “Koha Ditore” në numrin e së martës.

Shumica prej viktimave janë serbë. Ndërkohë, gjatë hetimit nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur aktakuzën për trafikim organesh të të burgosurve të kapur rob.

Aktakuzë kundër disa pjesëtarëve të UÇK-së do të ketë edhe për zhdukjen e një numri të madh serbësh të Zoqishtës së Rahovecit. Përgjegjës konsiderohen dy eprorë të lartë të UÇK-së.

Gjetjet në pika të shkurtra Williamson ua ka prezantuar autoriteteve kosovare gjatë takimeve të djeshme. Të akuzuarit pritet të ngarkohen me përgjegjësi penale për veprime individuale, e jo me akuza për përgjegjësi komanduese.

Rrjedhimisht, nga përgjegjësia penale pritet të shkarkohet kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi. Williamson shmangu vetëm takimin me zotin Thaçi, i cili ishte apostrofuar si një protagonist i këtyre hetimeve.

Top Channel