Sandra Bullock së shpejti mbush 50 vjeç

22/07/2014 00:00

Bullock është më në formë se kurrë edhe pse më 26 korrik ajo do të festojë ditëlindjen e saj të pesëdhjetë. Karriera e saj kinematografike numëron një numër të madh filmash dhe çmimesh. Por sërish ajo vazhdon të jetë një ndër aktoret e preferuara të regjisorëve.

Një ndryshim look- i herëpashershëm për yllin e “Speed”. Suksesi i saj më i fundit ishte filmi “Gravity” i vlerësuar me çmime dhe nga kritikët . Sandra Bullock është një ndër aktoret më aktive të gjeneratës së saj dhe një ndër personazhet më të dashura për publikun dhe veçanërisht për komuntitetin  gay. Një grua shumë e vendosur me një bukuri të thjeshtë, por shumë origjinale. Aktorja gjatë karrierës së saj është vlerësuar edhe me një çmim Oskar.
 
Sandra Bullock u bë e famshme me rolet e saj në  filmat “Crash”,  “Miss Detective”, “Speed” dhe shumë të tjerë. 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel