Logoreci prezanton studimin 7-vjeçar

22/07/2014 00:00

Studiuesi Pjetër Logoreci ka prezantuar të martën rezultatet e një pune të tij personale 7-vjeçare, të kryer në arkivat e Vjenës, në Austri.

Ai ka dorëzuar në Arkivin Qëndror Shtetëror disa dokumenta lidhur me veprimtarinë ligjore të Nikoll Kaçorrit dhe Aleksandër Moisiut.

Pasi ka bërë një dokumentim të mirë të materialeve, zoti Logoreci i ka fotokopjuar ato në një cd dhe ia ka dorëzuar drejtorit te Arkivit të Shtetit, si një mundësi për t’u shfrytëzuar edhe nga studiuesit dhe historianët shqiptarë.

Top Channel