“Ben Qimja”, apelon prokuroria

22/07/2014 00:00

Pak ditë pasi e ka konsideruar të papreçedentë ndryshimin e masës së sigurisë për Arben Isufajn, i njohur si Ben Qimja, Prokuroria e Fierit apeloi vendimin e shkallës së parë Fier, duke këmbëngulur në kthimin e tij në qeli edhe për një muaj, derisa të realizohet ekstradimi i tij në Itali.

Në këtë kërkesë të saj, prokruroria debaton me vendimin e shkallës së parë duke theksuar se, nga ana e saj gjykata nuk ka argmentuar nëse ekziston ndonjë nga kushtet për të cilat ajo ndryshoi masën nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpiak’.

Ndryshe nga sa argmenton gjykata, thotë prokuroria, zgjatja e afatit të masës së sigurisë brenda kufijve të parashikuar me ligj nuk cënon të drejtat e personit për të cilin është kërkuar ekstradimi.

Prokuroria shprehet se nuk është dakord e për këtë kërkon ndryshimin e vendimit të datës 15 korrik, si edhe zgjatjen e masës shtrëgnuese ‘arrest me burg’ për periudhën e një muaji nga dita e mbarimit të afatit tremujor të kësaj mase.

Top Channel