Selena “peshkohet” nga gabimi i Rihanna-s

22/07/2014 00:00

Selena Gomez mbështet, ndoshta jo drejtpërdrejt, por indirekt Hamasin në konfliktin e Lindjes së Mesme…

Të paktën kjo është mënyra se si e kanë kuptuar shumica e njerëzve qëndrimin e saj, pas lutjes së saj në rrjetet sociale “Lutuni për Gazën!”.

Selena ra në të njëjtin “telash”, ku guxoi të binte edhe Rihanna gjatë së premtes, kjo e fundit në Instagram, teksa e “zhyti” veten në një konflikt me veten dhe fansat e saj.

Ndoshta ajo nuk e kupton që Hamasi ka lëshuar një sasi të panumërt raketash, me synimin për të shkatërruar Izraelin, ose ndoshta e mbështet vërtet këtë veprim, këtë nuk e dimë me siguri. Ndoshta ajo thjesht sa kërkon paqe për këdo, por as këtë nuk e dimë. Lind pyetja, a e di ajo se ç’po mendon në të vërtet?

Rihanna në fakt pati një ndryshim “kursi” brenda 8 minutash, ndërkohë që Selena duket edhe më e vendosur në këtë çështje tejet të nxehtë të ditëve të fundit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel