Coolio, i njohur nga të gjithë me “Gangsta’s Paradise” të viteve ’90, duket se është ankoruar në një “fushëbetejë” me shumë të ndenjura, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së showbizz-it muzikor.
Ai është lidhur me një faqe interneti pornografike për të xhiruar videoklipin e tij të fundit muzikor dhe… është mbushur plot me bluza të lagura, shtëpi me kopshte, si dhe të tundura femrash. Është thjesht “Cool”-io.
Siç bën të ditur TMZ, Coolio është shprehur se “Pornhub.com” kishte rënë dakord për të ofruar gjithë “talentin” e tyre për këtë video, të titulluar “Take it to the Hub”, dhe në këmbim të kësaj, ai do ta bëjë debutimin e videoklipit të tij të ri pikërisht në këtë faqe interneti.
Coolio dhe shoqëria e tij e shthurur kanë marrë plot 5 orë për të xhiruar videoklipin në një shtëpi në Sherman Oaks, Kaliforni. Video është e këndshme, në disa raste regjisorit i është dashur t’i kujtojnë Coolio-s dhe vajzave të “qeshnin teksa bëheshin xhirimet, pasi duhej të dukeshin sikur po kalonin një moment të këndshëm”.
Ky është albumi i parë i 50-vjeçarit Coolio, që prej vitit 2009. Pjesët më të bukura të fotografive janë bërë me Jessica Bangkok, Missy Martinez dhe Skin Diamond, ndërkohë që asortimentet e hotelerisë janë ofruar nga “El Pollo Loco”.
Top Channel